Lajme

Autobusët urbanë në Tiranë të tejmbushur, ja sa presin qytetarët nëpër stacionet e urbaneve

Çdo ditë qytetarët në Tiranë futën në autobusë urbanë të mbushur përtej kapaciteteve.

Ata presin gjatë në stacionet e autobusëve.

Sipas Bashkisë Tiranë, qytetarët duhet të presin në një stacion autobusi nga 3 deri në 13 minuta.

Euronews Albania bëri një vëzhgim të disa linjave urbane në Tiranë, ku pritja shkon deri në 30 minuta.

Lexo më shumë  Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Vetë qytetarët ankohen si për pritjen në stacione, si për tejmbushjen e autobusëve.

“Shumë problem, 20 minuta, gjysmë ore, njerëz shumë. 100-200 vetë në autobus, në këmbë”, tha një qytetar.

“Nuk diskutohet ulja, po të futesh brenda. Nuk kisha ku të futesha, po pres tjetrin”, u shpreh një tjetër.

“Kam pritur edhe gjysmë ore, dyndje shumë”, tha një tjetër.

Qytetarët detyrohen të qëndrojnë në dyert e autobusëve sepse nuk ka vende, madje edhe me fëmijë me vete.

Lexo më shumë  Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?

Këto problematika janë të përditshme dhe të përvitshme për qytetarët. Por, këtë muaj me përgjysmimin e autobusëve problematikat janë më të theksuara. Qytetarët ankohen, operatorët e transportit po ashtu, zgjidhje nuk ka./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *