Bota

Austria liron masat anti-COVID në shkurt

Austria planifikon të lirojë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në shkurt, ka njoftuar qeveria.

Nga 5 shkurti restorantet do të lejohen të jenë të hapura deri në mesnatë, ka thënë kancelari Karl Nehammer.

Për më tepër, rregullat që ndalojnë në mënyrë efektive njerëzit e pavaksinuar nga dyqanet dhe restorantet do të hiqen gradualisht. Duke filluar nga 12 shkurti, dëshmia e vaksinimit ose e shërimit nuk do të kërkohet më për të hyrë në dyqane. Një javë më vonë, më 19 shkurt, hyrja në restorante do të lejohet për të gjithë ata që mund të provojnë vaksinimin, shërimin ose testin negativ të koronavirusit.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Nehammer tha se kufizimet për të vaksinuarit që kanë qenë në fuqi nga nëntori, do të përfundojnë të hënën, raporton AP.

Të premten, Austria raportoi për 34.748 raste të reja me virus.

Rruga Press

YouTube player