Audiopërgjimi i publikuar nga Ahmetaj, kompania ukrainase konfirmon audiopërgjimin: Biseda u zhvillua në ambientet tona
Kompania e shtetasve ukrainas të përfshirë në audiopërgjimin e publikuar nga ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj në Çim Peka Live kanë reaguar në një deklaratë publike duke konfirmuar vërtetësinë e materialit. Shoqëria DEL-CNG, distancohet nga biznesmeni izraelit Ron Yeffet e sipas tyre, ai as nuk I përfaqëson dhe as nuk janë në marrëdhënie me të. Më tej në deklratën publike, shoqëria DEL-CNG thekson se dëgjimi i propozimit të Ron Yeffet për të shmangur letrat zyrtare nuk mund ti bëjë palë në aktivitete kriminale, pasi kompania ka zgjedhur vetëm rrugët e ligjshme të biznesit.
Pas publikimit nga izh. Zv-kryeministri Arben Ahmetaj të audiopërgjimti në emisionin Çim Peka Live ka ardhur edhe reagimi i parë nga personat e përfshirë në këtë përgjim. Me anë të një deklarate publike firmosur nga avokati Altin Kaziaj, shoqëria DEL-CNG SHPK konfirmon vërtetësinë e audiopërgjimit, duke shkruar se biseda në materialin audio zhvillohet në ambientet e kompanisë së tyre. Në këtë reagim kompania distancohet mnga biznesmeni Izraelit Ron Yeffet.
DEL-CNG SHPK
‘Z. Ron Yeffet NUK është përfaqësues, punonjës, ortak apo administrator i DEL-CNG SHPK dhe nuk ka asnjë autorizim të veprojë apo marrë angazhime në emrin e shoqërisë. Shoqëria nuk ka marrëdhënie biznesi me të dhe prania e tij në një takim nuk përbën për shoqërinë miratim të qëndrimeve të tij’.
Në deklaratën e saj publike, shoqëria DEL-CNG komenton edhe bisedën në përgjimin e fundit të publikuar në Çim Peka Live, ku ron Yeffet sugjeron që të mos bëhet asnjë letër zyrtare pasi me këtë punë do të merret ai, duke garantuar takime, në Ministrinë e Energjetikës, duke konfirmuar ndikimin tek Ministrja Belinda Balluku. Por në këtë deklaratë, Kompania shprehet se ata veprojnë vetëm në rrugë të ligjshme dhe se propozimi i Ron Yeffet nuk mund ti bëjë ata palë me të në veprimtari të paligjshme.
DEL-CNG SHPK
‘Hedhim poshtë çdo aludim spekulativ për skema kriminale, përfitimi të paligjshme, apo marrje të paligjshme asetesh. Sqarojmë se përfaqësuesit tanë kanë këmbëngulur qartë se çdo propozim-procedurë, duhej të ndiqej ekskluzivisht në rrugë të ligjshme. Dëgjimi i një propozimi apo bërja e pyetjeve në një takim privat nuk përbën miratim apo përfshirje në veprimtari të paligjshme’.
Shoqëria Del-CNG shprehet se deri më sot nga ana e SPAK nuk ka asnjë masë me karakter urgjent nga ana e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare de sekuestrim, marrje asetesh apo vendim gjyqësor. Teksa sqaron pozitat e saj në këtë audiopërgjim dhe kordinim me biznesmenin Ron Yeffet, shoqëria shprehet se nuk janë ata autorët e këtij audiopërgjimi dhe se nuk është realizuar nga ata apo punonjësit e tyre, e madje theksojnë se nuk kanë patur dijeni për këtë regjistrim. Sipas pretendimit të kompanisë përgjimi i tyre është një shkelje ligjore, duke kërkuar ndalimin e publikimit nga media, por duke anashkaluar në këtë reagim interesin publik për sa kohë flitet për aktivitet të paligjshëm për sektorët më jetik të vendit e me interes të lart publik për informomin e qytetarëve.
Rruga Press

