KryesoreLajme

ATK: Të hyrat tatimore u rritën 14 për qind në gjashtëmujorin e parë

Të hyrat tatimore në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 janë rritur për 14 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kështu ka bërë të ditur Administrata Tatimore e Kosovës, përkatësisht drejtori i përgjithshëm, Mentor Hyseni në një konferencë për media.

“Nëse bëjmë krahasimin ndër vite, në vitin 2024 ne kishim një rritje prej 12%. Ndërsa 2025-ën, 11% që është 1% më pak. Mirëpo në 2026, në këtë gjashtëmujor kemi një rritje prej 14%, që e tejkalon edhe këto dy vitet paraprake. Normalisht, rritjet e të hyrave në administratat tatimore do të duheshin të ndjekshin zhvillimin ekonomik të vendit, që është diku rreth 4%. Megjithatë, kur ka evazion fiskal, ka mundësi që në dy-tre vite të hyrat tatimore të jenë pak më të mëdha se rritja e zhvillimit ekonomik. Megjithatë, në pesë vitet e kaluara, kemi pasur mesatarisht diku 12%”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës gjen armë e municion në Zubin-Potok

Sipas tij, rritja më e madhe është shënuar te tatimi në të ardhurat personale, i ndikuar nga shtimi i numrit të të punësuarve dhe rritja e pagës minimale, ndërsa të hyrat nga TVSH-ja kanë shënuar ritëm më të ulët të rritjes krahasuar me vitin e kaluar. Duke folur për borxhet, Hyseni ka thënë se inkasimi i tyre vazhdon të mbetet sfidë.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka bërë një lloj strategjie për koncentrimin e mbledhjes së borxheve në qendër të Prishtinës, mirëpo ne e kemi parë që nuk na ka funksionuar. E kemi marrë iniciativën me e ndryshu, kemi pasur diskutime të gjata e të thella me ta. Mirëpo esenca është që i kemi bindur, mandej që edhe faktet po na tregojnë që kemi pasur të drejtë në atë reformë. Të gjithë mbledhjen e borxheve i kemi decentralizuar edhe i kemi çuar nëpër dhjetë regjione”, tha ai.

Lexo më shumë  Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar se do të vij në Tiranë për të mbështetur protestën “Flamingo Rozë”

Hyseni bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe ATK-ja ka realizuar rreth 16 mijë vizita në terren, ose afro 37 për qind më shumë se një vit më parë, ndërsa ka vazhduar edhe aksionet e përbashkëta me Doganën, Policinë dhe Prokurorinë për luftimin e evazionit fiskal, përfshirë operacionin e fundit në sektorin e derivateve.

Ai tha gjithashtu se është rritur numri i denoncimeve nga qytetarët, ndërsa ATK-ja ka identifikuar dhe shpërndarë rreth 5 milionë euro nga fondi i kontributeve pensionale të paidentifikuara.

YouTube player