Atentatet mafioze/ Ja cilët janë qytetet rekord në Shqipëri
Kur kanë kaluar 7 muaj të vitit 2022, Policia e Shtetit duke se është larg zbardhjes së vrasjeve të paktën atyre me natyre mafioze, asnjë prej të cilave nuk është dokumentuar deri më tani.
Në total janë 20 vrasje gjatë këtij viti, 8 prej të cilave janë atentate mafioze të pazbardhura, ndërkohë që 12 janë për hakmarrje ose për motive banale, vetëm një nga të cilat ka mbetur pazbardhur.
Rekordin e mban Tirana dhe Shkodra, secila me nga 3 vrasje të tipit mafioz që kanë mbetur pa autorë ndonëse kanë kaluar muaj. Konkretisht në Tiranë, janë të pazbardhura vrasja e Erion Çelës, Iljaz Calit dhe Aleksandër Sadikajt. Ndërsa në Shkodër, nuk ka autorë për ekzekutimet e Nazmi Bandulës, Naim Bajrit dhe Lulash Qepurit. Asnjë në pranga as për vrasjen e Arben Mërkurit apo vrasjen e 3-fishtë të Fushë-Krujës. Ndërkohë që të vetmit që ka arritur të arrestoje Policia janë autorët e vrasjeve për arsye banale ku burrat kanë vrarë gratë, vjehrri ka vrarë nusen, apo ato me natyrë gjakmarrje.
Sa i takon atentatit mafioz te mbikalimi i Fushë-Krujës, kur kanë kaluar 5 ditë, Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar për ngjarjen. Të vetmet shpresa janë te kamerat e sigurisë apo te bisedat e fundit që kanë pasur viktimat me familjarë dhe miq të tyre, duke qenë se telefonat e Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës u shkrumbuan.
Atentatet mafioze të vitit 2022 kanë kryesisht natyre të njëjtë, autorët pasi qëllojnë viktimat në vende kryesisht pa kamera sigurie, largohen me shpejtësi, djegin automjetet që janë kryesisht me targa të vjedhura, dhe zhduken duke humbur gjurmët.
Vrasjet në përgjithësi shkaktojnë pasiguri te qytetarët, dhe moszbardhja e tyre në veçanti e shton frikën te ta, me policinë që ka dështuar qoftë të parandalojë vrasjet mafioze mes grupeve kriminale, apo të arrestojë autorët e këtyre krimeve.
ATENTATE MAFIOZE PAZBARDHUR
1. Erion Çela, 4 janar
2. Iljaz Cali, 3 prill
3. Nazmi Bandula, 12 prill
4. Arben Merkuri, 198 maj
5. Naim Bajri, 3 qershor
6. Aleksander Sadikaj, 11 qershor
7. Lulash Qepuri, 15 qershor
8. Brilant Martinaj, Besmir Hoxha, Dikler Vata, 17 korrik
MOTIVE BANALE + HAKMARRJE
1. Gjyle Topalli, 9 janar
2. Fatime Suli, 21 janar
3. Leke Lekgjonaj, 24 janar
4. ValdeteMamaj, 8 shkurt
5. Prek Tonaj, 13 shkurt
6. Altin Alikaj, 19 shkurt
7. Bukurie dhe Fatime Bami, 5 mars
8. Merushe Hazizi, 12 prill
9. Ilir Kapo, 9 maj
10. Caush Saliasi, 23 maj
11. Martin Çeço, 12 qershor
12. Petraq Gjika, 11 qershor (PAZBARDHUR) /Faxnews/
Rruga Press