Lajme

“Ata sy të akullt prej krimineli nuk kam për t’ i harruar kurrë”, u dënua me vdekje në 1990- ën, shkodrani denoncon Qemal Lamen

Mbrëmë në emisionin Opinion të TV Klan kishte si temë, “Profili i Enver Hoxhës nëpërmjet dokumentave sekrete!”. Si të mos ishte hera e parë ky emision vazhdon të ketë në qendër të vemendjes së tij të ftuar kriminelë dhe spiunë të diktaturës.

Të ftuar në këtë emision mbrëmë ishin: Qemal Lame, Kryetar i Hetuesisë së Republikës Socialiste të Shqipërisë nga viti 1982 deri në vitin 1992, në vitet më të egra të dënimeve të grupeve armiqsore dhe për tentativa arratisje dhe agjitacion e propogandë. Në këto vite, në hetuesi është përdorur dhunë fizike dhe psiqike ku janë qindra dëshmi deri në vitin 1990’ me grupin e Shkodrës, ku u torturuan priftërinjte, Dom Simon Jubani, At Zef Pëllumbi, Kol Margjini, Ded Kasneci, Tonin Dema, Gjergj Livadhi, Flamur Elbasani, Nikolin Pergjini, Nikolin Thana, Paulin Palushi, Franco e Lec Pjetri, Ded Mirashi, Hysni Zeka e shumë të tjerë.

Në vend që këto persona do duhej të ishin gjykuar për krimet e bëra gjatë diktaturës e kundërta ndodh në ekranet televizve, ku ato ndër të tjera promovohen dhe u jepet hapësirë për të folur pikërisht për krimet që asnjëherë nuk janë dënuar publikisht.

Më poshtë sjellim një deklaratë të një qytetari shkodran Sokol Drrasati mbi veprimtaritë e ushtruara pikërisht nga Kryetari i Hetuesisë gjatë diktaturës, Qemal Lame:

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e pushteti popullor me dhunë dhe diversion ideollogjik. Dhe jam dënuar me vdekje.

Drejtues i grupit hetimor në atë kohë ka qenë Qemal Lame. Torturat që më janë bërë mua dhe shokëve të mi Paulin Gjompali, Hysen Kullolli, Zamir Faja, Ardian Rragami, Paulin Ndosha, Sokol Ndoja, Zef Colombi, Roland Prela, vëllezërit Haxhi, Artur Meshi, Gjovalin Paplekaj etj., etj., e mbi 400 të rinj shkodranë që u arrestuan ato ditë, variojnë nga torturat më çnjerëzore,

1-Fikja e cigareve në pjese të ndryshme të trupit.
2-Rrahja me bishta lopatash brinjëve gjersa thyheshin.
3-Goditja e gjymtyrëve të poshtme me shkopinj gome.
4-Futja në rreth dhe goditje në seri nga grupi i sampistëve.
5-Dhuna psikologjike duke filluar me dënimin me vdekje si dhe internim të familjes.

Mbi trupat dhe mendjet tona janë edhe sot shenjat e dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga grupi hetimor ku kryesues ishte Qemal Lame. Shkodra e njeh mirë Qemal Lamen. Ai erdhi në Shkoder në janarin e 1990- ës duke hetuar këdo që arrestohej apo thjesht ndalohej në atë periudhë për shkaqe politike.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Emrin e tij e kam dëgjuar për herë të parë me 17 janar 1990, për ta ridëgjuar me 16 qershor në varrimin e Pëllumb Pëllumbit i cili u vra duke kaluar kufirin. Ndërsa fytyrën e tij e kam parë për herë të parë në dhjetorin e 1990- ës. Ai emër dhe ajo fytyrë nuk harrohet dot. Ata sy të akullt prej krimineli nuk kam për t’ i harruar kurrë.

Jam liruar nga burgu më 4 korrik 1991 falë ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Becker i cili i kërkoi Ramiz Alisë lirimin e të gjithë të dënuarve politikë që vuanin dënimin në burgun e Spaçit. Po të mos ishte për këtë ndërhyrje, ju sot do të më njihnit si i riu 19 vjeçar që u pushkatua se rrëzoi në Shkodër bustin e Enver Hoxhës dhe Qemal Lamen si njeriu që thjeshtë po bënte detyrën… Ne po duam t’ ju falim por ju nuk jeni penduar për asgjë! /Publikuar në Facebook nga Sokol DRRASATI/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *