Argument

Ata që mbajnë me dhunë pushtetin në Shqipëri, përtej çdo legjimiteti, duan që ta bëjnë të pamundur integrimin evropian

Nga Ervin Goci

A ka sjellje më anti-evropianë se kur futesh në një marrëveshje që shkël më dy këmbët vlerat më të thëlla evropiane?! Ju mendoni se janë të rastësishme?! Si është e mundur që duam të shkojmë në Evropë me sjelljet më anti-evropiane?! Ka vetëm një shpjegim.

Ata që mbajnë me dhunë pushtetin në Shqipëri, përtej çdo legjimiteti, duan që ta bëjnë të pamundur integrimin evropian. Shpikin gjithfarë lloj manovrash, si e si që t’i rrinë larg, sepse modeli evropian i shkrin si kallaji ata. Evropë do të thotë të respektosh kornizë kushtetuese, të kesh ligje si në Evropë, të respektosh të drejtat e njeriut, të mbrosh parqet, të mbash një linjë politike, ta zhvillosh ekonominë, të zhvillosh kulturë, larg qoftë që shqiptarët të kthehen në Shqipëri dhë të punojnë si në një vend evropian. Larg qoftë!

Kush do t’i blejë votat pastaj, kush do t’i kafshojë parqet dhë bregdetin?

Kush do t’i shfrytëzojë burimet si në kolonitë e Amërikës Latine 5-6 shekuj më parë?!

A ia vlen risku me avancu integrimin në Evropë? Sigurisht që jo!

Kështu që ecim, Ballkan-Han pa porta, bide autokratësh, pazare më të hurit e të litarit, dhe yxhym drejt Evropës.

Sa të jenë këta në pushtet, thjesht harrojeni Evropën! Ata kanë punuar që ju të shkoni në Evropë, por të shkoni si hallëxhinjë, e kurrë si e Evropianë. Në një botë që vlon, Shqipëria vazhdon në udhëkryq, krenarë ndër shekuj..!

Rruga Press

YouTube player