Bota

“Ata që hanë bretkosa, salçiçe dhe spageti duan të…”, ish-Presidenti i Rusisë tallet me liderët e BE-së

Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev, njëherësh aleati më i afërt i kreut të Kremlinit, Vladimir Putin ka sulmuar krerët e vendeve të Bashkimit Europian që vizituan ditën e sotme Ukrainën.

Sulmi i Medvedev ka ardhur pas deklaratës së përbashkët të Mario Draghit, Emanuel Macron dhe Olaf Scholz ku mbështetën hapur aspiratën europiane të Kievit, duke theksuar se duhet t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat për në BE.

Lexo më shumë  Trafiku detar në Hormuz bie në nivelin më të ulët që nga maji - Kalojnë vetëm 10 anije në ditë pas sulmeve ShBA-Iran

“Tifozët evropianë të bretkosave, salçiçeve dhe spagetit, dëshirojnë të vizitojnë Kievin me zero vlerë”, thotë ish-kreu i Kremlinit.

Fyerja e Medvedev me metafora kulinarie vazhdoi më tutje: “Liderët e BE-së do t’i premtojnë Ukrainës anëtarësimin dhe ata do të lëpijnë bërxollat ​​e tyre me horilka (një vodka ukrainase) dhe do të shkojnë në shtëpi me tren, si 100 vite më parë. Gjithçka është në rregull. Por kjo nuk do ta sjellë Ukrainën më afër paqes. Koha po mbaron”.

Lexo më shumë  Bosnja ndërpret sinjalin e televizioneve serbe gjatë varrimit të kriminelit Mlladiq

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *