Lajme

Astronomja nga Kosova bën zbulimin e një asteroidi

Astronomja Pranvera Hyseni ka bërë zbulimin preliminar të një asteroid.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë astronomja përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka treguar se së bashku me mikun e saj Hap Griffin kanë kryer vrojtimin në tetor të vitit të kaluar, ndërsa IASC e ka konfirmuar zbulimin e trupit qiellor mbrëmjen e së enjtes konfirmimin e zbulimit të trupit qiellor.

Postimi i plotë

Mbrëmë kam pranuar lajmin që kam bërë zbulimin preliminar të një asteroidi bashkë me astronomin dhe mikun tim të ngushtë, Hap Griffin. Ne kemi arritur të shohim këtë trup qiellor përmes të dhënave që kemi pranuar nga observatori i Hawaiit, i cili posedon një teleskop me aparaturë prej dy metrash. Vrojtimi ynë është kryer në Tetor të vitit të kaluar, mirpo konfirmimin për zbulimin e këtij trupi qiellor e kemi pranuar tek mbrëmë nga IASC – International Astronomical Search Collaboration.

Aktualisht, Asteroidi ka një madhësi të dukshme prej 25 magnitudë, që do të thotë se distanca mes tij dhe nesh është rritur që nga momenti kur është gjetur. Unë personalisht ndjehem e përmbushur dhe jashtëzakonisht e lumtur që për herë të parë kam arritur të jem pjesë e një zbulimi të një trupi qiellor që nuk është parë asnjëherë nga askush më parë. 

Lexo më shumë  Aktivisti nga Lugina, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Ps: Qendra për trupa të vegjël qiellor, Minor Planet Center, i ka dhënë këtij trupi qiellor një përcaktim të përkohshëm, 2020 SS13, mirpo ne si ekipë do të kemi mundësinë ta pagëzojmë atë me një emër që do ta zgjedhim së shpejti.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *