Bota

Astronomët ngrenë alarmin: Yjet po zhduken me shpejtësi

Astronomët paralajmërojnë se yjet po zhduken nga qielli para syve tanë. Një studim i ri tregon se qielli po bëhet deri në 10 për qind më i ndritshëm çdo vit. Për shkak të kësaj, një numër i madh i yjeve që dikur ishin të dukshëm tani janë të fshehur.

Ndotja nga drita që zvogëlon dukshmërinë e yjeve po rritet shumë më shpejt nga sa prisnin shkencëtarët, edhe përkundër përpjekjeve për ta kufizuar atë. Ndotja nga drita mund të ketë pasoja drastike, jo vetëm për dukshmërinë e qiellit të natës, por edhe për mjedisin, me ndikime negative në sistemet biologjike të kafshëve dhe njerëzve.

Studimi analizoi më shumë se 50 mijë vëzhgime nga shkencëtarët në mbarë botën, të marra midis viteve 2011 dhe 2022. Qëllimi i studimit ishte të kuptonte plotësisht shkallën e problemit të “shkëlqimit të qiellit”, ose dritës difuze të qiellit gjatë natës që ndodh për shkak të njeriut që shkakton ndotje, shkruan independent.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Deri më tani, ndryshimet në shkëlqimin e qiellit janë dokumentuar dobët, sepse nuk ka asnjë mënyrë për të mbledhur informacione nga e gjithë bota. Për ta zgjidhur këtë, shkencëtarët përdorën informacionin e shkarkuar nga një aplikacion që gjen informacione nga pjesë të ndryshme të botës dhe i mbledh ato.

Ky informacion mund të përdoret për të mbledhur të dhëna më “shumë se sa syri i lirë”, e cila mat ndriçimin minimal që duhet të ketë një objekt në qiell për t’u parë. Ndërsa qielli i natës shkëlqen nga ndotja, këto objekte duhet të bëhen më të ndritshme për t’u parë.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Matjet tregojnë se shkëlqimi i qiellit rritet me 9.6 për qind çdo vit. Vlerësimet e mëparshme të mbledhura nga satelitët sugjeruan se shkëlqimi po rritet me vetëm 2 për qind në baza vjetore.

Në përfundimin e tyre, studiuesit theksojnë rëndësinë e shkencëtarëve qytetarë në sigurimin e të dhënave. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje politikëbërësve që të përdorin siç duhet të dhënat e publikuara, duke vënë në dukje se përpjekjet ekzistuese për të kufizuar problemin e ndotjes nga drita nuk e kanë parandaluar përkeqësimin e problemit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *