Asociacioni, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon përpjekjet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ambasada amerikane të enjten do t’i mbledhë për të herë të dytë në një takim jozyrtar përfaqësuesit e institucioneve, partive politike dhe të shoqërisë civile për të diskutuar rreth Asociacionit.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.
“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, ambasadori do të mbledhë një mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij për të lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka asnjë program zyrtar apo temë diskutimi”, ka deklaruar zëdhënësi i Ambasadës amerikane.
Rruga Press