Bota

Asnjë lajm nga ‘luftëtarët tanimë të zhdukur të Azovstal’ – rrëfimet e familjarëve për fatin e tyre

Dy javë më parë, qindra luftëtarë ukrainas përfunduan përpjekjet e tyre për mbrojtjen e fabrikës së çelikut Azovstal.

Dhe deri tani, disa nga të dashurit e tyre thonë se ende kanë dëgjuar pak ose aspak informacion mbi vendndodhjen e tyre.

“Unë nuk kam qenë në kontakt me burrin tim ose nuk kam marrë ndonjë informacion për të kohët e fundit”, ka thënë Anna Ivleva, gruaja e Anton, një marinar i cili u plagos rëndë gjatë rrethimit në fabrikën në Mariupol.

“Hera e fundit që folëm ishte më 13 prill. Dhe pastaj vëllezërit e tij më dërgonin mesazhe se ai ishte ende gjallë”, ka bërë të ditur Ivleva.

Megjithëse zyrtarët e qeverisë ukrainase kanë qenë në kontakt, ajo nuk ka “asnjë informacion” se ku po mbahen luftëtarët e Azovstal dhe në çfarë kushtesh, tha ajo për CNN-in.

Megjithatë, ajo shpreson se burri i saj është ende gjallë, edhe nëse është në robëri.

“Ne të gjithë – familjet, gratë dhe nënat e marinsave, po qëndrojmë afër njëri-tjetrit, ne jemi gjithmonë në kontakt me njëri-tjetrin 24/7”, ka treguar më tej ajo. “Ne shkëmbejmë gjithmonë çdo lajm të disponueshëm, jemi si një familje”.

Lexo më shumë  Franca zbulon numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Pas një rrethimi të gjatë, qyteti port ukrainas i Mariupol ra nën kontrollin e plotë rus në fillim të këtij muaji me dorëzimin e Azovstal, vendi i fundit i qytetit ku qëndruan forcat ukrainase.

Sidoqoftë, është e paqartë se sa trupa ukrainase janë tani në paraburgimin rus, por ushtria ruse ka pohuar se mbi 2,000 anëtarë të shërbimit ukrainas janë dorëzuar atje.

Ndryshe, propaganda shtetërore ruse i ka demonizuar mbrojtësit e Azovstal si “nazistë”, duke ngritur shqetësime serioze se si mund të trajtohen në robëri.

Ndërkohë një grua tjetër e quajtur Yana – i dashuri i së cilës është një marinar që ishte në Azovstal – foli për CNN-in.

“Unë nuk kam dëgjuar nga ai apo asgjë për të”, citohet të ketë thënë ajo. “Hera e fundit që kemi qenë në kontakt ka qenë më 11 maj”.

Qeveria ukrainase nuk ka dhënë asnjë informacion se ku mund të jetë i dashuri i saj, tha ajo.

“Nëna e të dashurit tim u kontaktua nga [Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – ICRC], nuk e mbaj mend kur saktësisht. Ata i thanë vetëm se ishte gjallë, kaq”.

ICRC është përfshirë në regjistrimin e luftëtarëve që largohen nga uzina Azovstal që nga 17 maji – pjesërisht për të ndihmuar të burgosurit e luftës të mbajnë kontakte me familjet e tyre.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Organizata ka punuar në Ukrainë që nga viti 2014, kur filloi lufta në rajonin e Donbasit të Ukrainës.

Veç këtyre, edhe një grua tjetër e një mbrojtësi të Azovstal, Tetiana, tha se burri i saj arriti ta telefononte nga një numër i panjohur pas dorëzimit dhe tha se disa nga shokët e tij po mbaheshin në një qytet në rajonin e Donjeckut të kontrolluar nga separatistët.

CNN=i pranoi të mos raportonte mbiemrin e saj për të njëjtat arsye.

“Zëri i tij ishte i qetë”, ka treguar ajo. “Ai tha se kushtet që po mbaheshin ishin në rregull. Ai tha se mund të jetë e mundur që në të ardhmen të lejohen të marrin disa pako”.

Tetiana tha se foli me burrin e saj për rreth dhjetë minuta dhe se burri i saj tha se do të përpiqej të telefononte përsëri.

Por që atëherë, edhe ajo nuk ka dëgjuar asgjë.

“Kjo është ajo që ndodhi, nuk ka më telefonata apo lajme”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *