Lajme

Asnjë kamion nga Serbia nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Asnjë kamionë nga Serbia nuk është duke u lejuar të hyjë në territorin e Kosovës, pas vendimit të Qeverisë Kurti, ku para pak ditësh mori vendim për ndalimin e hyrjes se kamionëve me produkte dhe targa serbe.

Kështu ka konfirmuar për mediat, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavilevci.

“Nuk kemi pasur asnjë hyrje, është duke u zbatuar masa e sigurisë për ndalimin e hyrjes”, ka pohuar ai.

Lexo më shumë  Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, më 14 qershor, ka marrë vendim për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Ky vendim është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Tre policët kosovarë u arrestuan brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe, ndërsa sot sipas mediave serbe ata pritet të dalin para trupit gjykues.

Lexo më shumë  8 mijë euro gjobë për PDK-në, shkak fjalimi i Sami Lushtakut “T’i çojna mesazh Albin Kurtit dhe zagarve të tij”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *