Lajme

Asnjë incinerator në Tiranë, administratorja e kompanisë pranon se janë marrë para edhe pse s’janë përpunuar mbetjet

“Dua të bëj me dije për të gjithë ju se i gjithë dokumentacioni teknik ligjor dhe financiar e ka marrë në dorëzim SPAK”.

Ashtu si dhe ishte akuzuar, në Tiranë nuk është ngritur asnjë incinerator, edhe pse paratë janë marrë për një shërbim të plotë. Fakti është pranuar nga administratorja e kompanisë në përgjigjet e dhëna para komisionit parlamentar hetimor

“Tarifa që ju merrni nga Bashkia e Tiranës për periudhën 2017 -2020, parashikon depozitim dhe djegie apo vetëm depozitim.”

“Tarifa prej 29 euro që merr shoqëria për shërbimin që ofron parashikon të  gjithë procedurat, ndërtimi I impianteve të përpunimit të mbetjeve me prodhim energjie është në fazë ndërtimore”.

Madje duket se kryetari i bashkisë së Tiranës ka firmosur jo vetëm për lejimin e koncesionit, pa pyetur këshillin bashkiak, por ka lejuar vijimin e punimeve me leje paraprake. Pavarësisht kësaj ende nuk është bërë publik vendimi për shpalljen e emergjencës mjedisore në tiranë

“Ne kemi filluar punimet të pajisur me një  deklaratë paraprake punimesh të vë në dispozicion nga bashkia Tiranë. Të gjendur në kushtet e emergjencës mjedisore dhe në kushtet katastrofike në të cilat u mor në dorëzim vend-depozitimi i vjetër i Sharrës.”

Gjithashtu rezulton se kompania ka deklaruar se ka financa për ndërtimin e incineratorit, por marrja e kredive tregon të kundërtën.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Është përcaktuar se kostoja e projektit do të përballohet me vlerë të plotë nga kapitali i shoqërisë e nga burimet e brendshme pa pasur nevojë që të merret një kredi bankare, ndërkohë që konçensionari Integrity Energy BPSP ka kërkuar financim nëpërmjet dy kontratave, kredi afatgjata dhe afatmesme për vijimin e projektit.”  

Stela Gugallja është një nga aksioneret e koncesioneve të mbetjeve e shpallur në kërkim ndërkombëtar, por ajo ka marrë para edhe si konsulente për financat e landfillit të Tiranës

“Është paguar shuma rreth 65,8 milionë lekë të rej, kompanisë Zoto Trans Shpk, krijuar në 14.09, 2017 me ortak 90% Klodian Zoto dhe Stelja Gugallen. Klodia Zoto ka përfituar 41,8 milionë lekë. Ju lutem a mund të  na tregoni se për cilat shërbime janë  paguar Klodian Zoto dhe Stelja Gugallja?”

“Zoto konsalting” e cila ofron konsulencë ligjore dhe nga shoqëria konsalting që ofron konsulencë financiare.”

Në vitet e para shuma parash janë dhënë për media dhe për udhëtime, edhe pse në kohë pandemie

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“450 mijë dollarësh përsa i përket shpenzimeve publicitetit, për çfarë keni bërë publicitet ju?”

“Prerje biletash, udhëtimi, një shumë prej 80,4  milionë të reja. A mund të na shpjegoni se cila është arsyeja që kompania e incineratorit të qarkut Tiranë ka shpenzuar këtë shumë”

“Nëpër shtet të ndryshme për t’u takuar me kontraktorë të mundshëm.”

Por nuk kanë munguar as paratë për universitetet, prej të cilëve nuk kanë munguar as raportet për rezultate pozitive.

“Keni një fond prej 1,3 milionë eurosh për sponsorime për shkolla dhe marrëveshje me shkollat, për çfarë është përdorur ky fond. Shqetësimi im është: Zonja  Ermonela Felaj na lexoi disa artikuj të disa profesorëve të nderuar të Universitetit bujqësor, zonja sapo pranoi se ka kontrata të sponsorizimi me shkollat, tani a janë blerë këto artikuj apo jo.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *