Sport

Askush notë më të lartë se ai, Etrit Berisha në formacionin e javës në Serie A

Ka përfunduar xhiro e e 12-të në elitën e futbollit italian Serie A me disa rezultate befasuese.

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli pësoi humbje nga Empoli 0-1 dhe toskanët e morën këtë fitore falë pritjeve të jashtëzakonshme të portierit shqiptar Etrit Berisha.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka bërë disa pritje të mrekullueshme duke e mbajtur portën e paprekur dhe duke i siguruar skuadrës së tij tre pikë.

Lexo më shumë  Laura Fazliu në gjysmëfinale të Grand Slam Abu Dhabi

Falë pritjeve të mrekullueshme, Berisha është lojtari me notën më të lartë në Serie A.

34-vjeçari ka marrë notën 9,1 nga SofaScore, derisa është në 11shen më të mirë të javës së bashku me disa yje nga elita e futbollit italian.

Në mbrojtje janë Mazzocchi i Salernitanas, Acerbi e Dimarco të Interit dhe Dossena i Cagliarit.

Ndërkohë reparti i mesfushës përbëhet nga Fazzini, Boloca, Calhanoglu dhe Kostic. E në sulm janë dyshja Thorstvedt dhe Colpani.

Lexo më shumë  Laura Fazliu në gjysmëfinale të Grand Slam Abu Dhabi
Team of the Week provided by Sofascore
YouTube player