Lajme

ASK: Bruto Produkti Vendor në Kosovë në tremujorin e tretë ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë

Bruto Produkti Vendor (BPV) në Kosovë ka shënuar rritje në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. 

Të dhënat janë nxjerrë duke marrë parasysh aktivitetet ekonomike, qasjen në shpenzime, çmimet aktuale dhe çmimet e një viti paraprak. 

Sipas ASK-së, BPV-ja ka shënuar rritje 3.08 përqind krahasuar me një vit më parë. 

Aktivitetet që kishin rritje në TM3 janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me rritje 8.13 përqind, ndërtimtaria 7.19 përqind. Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi kanë pasur rritje prej 3.42 përqind. E aktivitetet e pasurisë së paluajtshme 0.54 përqind. 

“Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor janë: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 8,13%; Ndërtimtaria 7,19%; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike, aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse 4,76%; Bujqësia, pyjet dhe peshkimi 3,42%; Industria përpunuese 3,16%; Informacioni dhe komunikimi 2,95%; Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 2,66%; Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 2,28%; Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale 1,85%; Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit 1,32% dhe Aktivitete të pasurive të paluajtshme 0,54%”, ka njoftuar ASK-ja.

Lexo më shumë  Rashiq: Kam siguruar një mandat në Kuvend, i gatshëm ta votoj Qeverinë “Kurti 3”

Rruga Press

YouTube player