Lajme

ASH: Kundërshtojmë dekretimin e Fërçkovskit për ambasador në OKB, Pendarovski të tërheq vendimin

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas dekretimit të Ljubomir Fërçkovskit si ambasador i RMV-së në OKB.

Ata thonë se ky dekretim nga ana e Presidentit Pendarovski është një skandal diplomatik i paprecedentë dhe një fyerje për shumicën e qytetarëve, për disa arsye.

“E para ka të bëjë me angazhimin politik dhe qasjen thellësisht antishqiptare të Fërçkovskit. Si ideolog i SDSM-së dhe ish ministër i policisë, ai ka zbatuar metoda përgjimi të njëjta me ato të Gruevskit dhe ka qenë skenaristi i masakrës së Bit Pazarit, i Aferës së Armëve dhe i shumë epizodave tjera të shtypjes së shqiptarëve, për të cilat kurrë nuk ëshë përgjigjur. E dyta, si politikan i dështuar, Fërçkovski është shquar si albonofob dhe fashist ordiner. Gjatë luftës së 2001-shit, ai përhapte teza millosheviçiane dhe gjenocidale duke bërë thirrje për dëbim të shqiptarëve përtej Adriatikut. Viteve të fundit, ai i ka cilësuar publikisht shqiptarët si “pleme”, ndërsa deklaratën e partive politike shqiptare të 2017-ës e kishte cilësuar, po e citoj, më falni për shprehjën, si “platformë muti”. Dhe e treta, ndoshta më e rënda në rrafshin diplomatik, ka të bëjë me faktin se Fërçkovski është persona non grata, apo i padëshirueshëm në SHBA, pra në vendin për ku është dekretuar, i cili është aleati jonë më i rëndësishëm.

Lexo më shumë  Serwer e Stradner japin alarmin nga SHBA për rrezikun që vjen nga Vuçiqi

Pas refuzimit nga administrata Biden të emrit të tij si ambasador i Maqedonisë së Veriut në SHBA, Fërçovski ka shkuar aq larg saqë ka akuzuar ambasadorin dhe ish ndihmës sekretarin shtetëror Filip Riker, se për sedër të tij personale e ka penguar të emërohet si ambasador në Uashington. Pra, SHBA ia ka mbyllur derën Ljubomir Fërçkovskit, ndërsa Stevo Pendarovksi dhe Bujar Osmani po tentojnë ta fusin brenda përmes dritares. Këto ditë, kur po shohim se sa i rëndësishëm po bëhet sistemi i OKB-së në rendin e ri botëror dhe në adresimin e përplasjeve midis botës demokratike dhe regjimeve totalitare dhe fashiste si ai i Putinit, një individ famëkeq dhe anti perëndimor si Fërçkovski nuk guxon të përfaqësojë shtetin në OKB. Kjo do të ishte e rrezikshme”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Lexo më shumë  Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

Për më tepër, shtojnë nga ASH, e kaluara e tij kriminogjene, fashiste dhe albanofobe, si dhe konfrontimi i tij direkt me administratën amerikane, janë edhe disa arsye më tepër se pse kjo nuk guxon të ndodhë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *