BallinaLajme

ASH-AAA: Zaev të mos krijojë euroskepticizëm, për shkak të paaftësisë së qeverisë dhe ministrave të tij

Nga koalicioni ASH-AAA akuzojnë kryeministrin Zoran Zaev se po mundohet të euroskepticizëm për shkak të paaftësisë së qeverisë dhe ministrave të tij.

“Në paraqitjen e djeshme të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në dy raste u kritikua BE, herën e parë Kryeministri Zaev theksoi se BE ka përcjellë sinjal të keq, ndërsa herën e dytë thekson se nuk do të lejoj që dështimi i BE me mosmiratimin e kornizës negociuese, të paraqes ngecje në reformat e brendshme.

Ky është një sinjal i keq i një kryeministri, i cili mandatin e ka marrë me premtimin për fillim të negociatave dhe tani duke tentuar që fajin ta hedh mbi BE, me apo pa vetëdije, po mundohet të krijoj euroskepticizëm edhe atë pikërisht për shkak të paaftësisë së qeverisë dhe ministrave të saj. Kështu filloi edhe Gruevski pas samitit të Bukureshtit në vitin 2008, edhe pse në vitin 2005 ishim shembull në rajon në lidhje me reformat, ndërsa ku jemi tani?

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Duhet të kemi guxim që të merren përgjegjësi dhe jo të shpikni “AKSION të koduar 21 apo 22”, vetëm për t`i ikur përgjegjësisë, për çka paraardhësi juaj përfundoi në ekzil, e që në të njëjtën rrugë jeni nisur edhe ju kryeministër Zoran Zaev”, thonë nga atje.

Në kumtesën e ASH-AAA thuhet se Komisionit Evropian, në pjesën e gjyqësorit, thotë se Sistemi Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut ka një nivel të përgatitjes mesatarisht të përgatitur.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Në vazhdim, na lejoni që të citojmë pjesë nga raporti: “I ashtuquajturi rasti “Zhvatja” është brengosësh”. Këtë e thotë raporti i BE, përderisa Zaevi thotë të se jemi në finale të pastrimit të Gjyqësorit”, thonë nga ASH-AAA.

Nga atje shtojnë se Qeveria LSDM-BDI madje ka emëruar koordinator në luftën kundër korrupsionit, por edhe sot e kësaj dite asgjë nga ky koordinim, pra rezultati është zero.

Rruga Press

YouTube player