Lajme

Asfiksohen në punë pesë punonjëse të një fasonerie në Durrës

Pesë punonjëse të një fasonerie në Durrës kanë përfunduar me shenja helmimi në spital. Bëhet me me dije se punonjëset janë paraqitur në spital me simptoma tipike të helmimit si marrje mendësh, të vjella dhe dobësi.

Dyshohet paraprakisht se punonjëset të jenë helmuar nga materialet toksike të përdorura në fasoneri gjatë punës.

Mësohet se punonjëset janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë duke u kryer inspektime në ambientet e fasonerisë për të kuptuar shkakun real të helmimit të tyre.

Lexo më shumë  Manxhuka: Asetet publike nuk janë private, lajmi për veturën e Albin Kurti i rremë

Sëfundmi në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila konfirmon se punonjëset janë nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak

Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më shumë  Zulfaj tregon prioritetet e Qeverisë së Kosovës për rrugën drejt BE-së

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *