KryesoreLajme

Asamblisti i LVV-së: Punëtorët e “Pastrimit” nuk i kanë marrë pagat për muajin prill, kjo po ndodhë për shkak të inateve politike

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” nuk i kanë marrë pagat për muajin prill.

Ai ka shkruar se kjo po ndodhë “për shkak të inateve politike, e më shumë për interesa ekonomike, mes Komunës së Prishtinës dhe menaxhmentit të ndërmarrjes, “Pastrimi” ka mbetur pa fonde, ndërsa punëtorët pa paga”.

Lexo më shumë  Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

“Në njërën anë kemi vendime të paligjshme nga Komuna, e cila kërkon që qytetarët të paguajnë për mbeturinat në arkën komunale, e në anën tjetër, një menaxhim i dështuar në “Pastrimi”, që edhe sot vazhdon me mbipopullimin e ndërmarrjes përmes punësimeve partiake”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Më tej, ai thotë se “Prishtina rrezikon të fundoset edhe më thellë në papastërti, jo për faj të qytetarëve, por si pasojë e keqqeverisjes dhe pazareve që po bëhen mbi kurrizin e punëtorëve dhe të vetë qytetit”

Lexo më shumë  Haxhiu pas dënimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: “Goditje e rëndë për Kosovën, fjala e fundit juridike nuk është thënë

Rruga Press

YouTube player