KryesoreLajme

Asamblisti i LVV-së: Punëtorët e “Pastrimit” nuk i kanë marrë pagat për muajin prill, kjo po ndodhë për shkak të inateve politike

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” nuk i kanë marrë pagat për muajin prill.

Ai ka shkruar se kjo po ndodhë “për shkak të inateve politike, e më shumë për interesa ekonomike, mes Komunës së Prishtinës dhe menaxhmentit të ndërmarrjes, “Pastrimi” ka mbetur pa fonde, ndërsa punëtorët pa paga”.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj tre personave për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”

“Në njërën anë kemi vendime të paligjshme nga Komuna, e cila kërkon që qytetarët të paguajnë për mbeturinat në arkën komunale, e në anën tjetër, një menaxhim i dështuar në “Pastrimi”, që edhe sot vazhdon me mbipopullimin e ndërmarrjes përmes punësimeve partiake”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Më tej, ai thotë se “Prishtina rrezikon të fundoset edhe më thellë në papastërti, jo për faj të qytetarëve, por si pasojë e keqqeverisjes dhe pazareve që po bëhen mbi kurrizin e punëtorëve dhe të vetë qytetit”

Lexo më shumë  E konfirmuar: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

Rruga Press

YouTube player