Art & KulturëKryesore

Asambli kombëtar i Kosovës “Shota”, fituese e dyfishtë në Spanjë

Në shtetin që nuk e njeh Kosovën, tradita e kultura e vendit ka triumfuar në festivalin prestigjioz që i dedikohet folklorit. Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” ka fituar çmimin kryesor “Grand Premio” në festivalin ndërkombëtar të folklorit “Zamora Folk Festival” në Spanjë si dhe ka marrë mirënjohje speciale për koreografi. 

Në njoftimin e ansamblit “Shota” që e ka bërë të ditur lajmin, shkruhet se “ky triumf merr edhe më shumë vlerë duke konkurruar me ansamble të jashtëzakonshme nga Brazili, Panamaja, Kroacia, Malajzia dhe shumë të tjera”. 

“Gjatë qëndrimit tonë në Spanjë, ansambli ynë prezantoi me krenari traditat tona para një publiku të ngrohtë, i cili na shpërbleu me duartrokitje të gjata dhe entuziazëm të veçantë”, shkruhet në njoftimin e “Shotës. 

Lexo më shumë  Kosova dhe Italia heqin tatimin e dyfishtë

Festivali spanjoll ka qenë promovim për trashëgiminë e këngëve dhe valleve shqipe, bashkë me kostumografinë. 

Për suksesin e ansamblit ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Super lajm, edhe një çmim botëror nga artistët tanë. Ansambli Kombëtar SHOTA fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës. Një tjetër përfaqësim e lartësim i shtetit tonë në botë. Përgëzime për performuesit dhe drejtuesit e ansamblit”, ka shkruar Çeku në Facebook. 

Në listën e fituesve të festivalit ku “Shota” kryeson me çmimin e parë dhe pasohet nga një përmendje speciale, vendi prej nga vjen institucioni  përmendet si “territor i Kosovës”. 

Lexo më shumë  Muja në Ditën e Pyjeve: Do të pyllëzojmë rreth 97 hektarë tokë

Në festival çmime kanë marrë edhe ansamble nga Kroacia, Panamaja, Brazili dhe Malajzia. 
Festivali sivjet  u mbajt më 6, 7 e 8 shtator. 

Që nga viti 1970, siç shkruhet në prezantimin e tij, festivali punon për ruajtjen, promovimin dhe përhapjen e kulturës tradicionale. Nëpërmjet aktiviteteve të tij, festivali thuhet se midis tjerash synon promovimin e trashëgimisë shpirtërore. 

Rruga Press

YouTube player