KryesoreOpinion/Aktualitet

As Rusia, as Serbia nuk duhet ta mbajnë monopolin mbi Orthodhoksinë

Nga Hana Fehmiu

Qëmoti ka kenë koha që Orthodhoksia të fitojë lirinë e vet të shkëputur sa më parë nga artigliet sllave, sepse ai është një besim i cili u takon shumë kombësive dhe kombeve tjerë mbarëbotërorë.

Ndaj dhe është koha e fundit, e cila tashmë me shumë vonesë ka ardhur, që i tërë Komuniteti Ortodoks ndërkombëtar të distancohet nga kjo dhunë e prodhuar me miratimin ngushtësisht të këtij grupacioni të paligjshëm në shumë aspekte dhe nivele, e që nuk e lë të qetë një Botë komplet.

Synimet pro-demokratikë dhe pro-perëndimorë duhet të bashkohen me zërin kjartazi të ngritur lart dhe ta shohin si një pengesë sa më parë të mënjanueshme këtë provokim me emrat banditeskë, në mënyrë për të mundësuar avancime të mëtejshëm zhvillimorë për pjesën tjetër të Botës Demokratike – e cila përditë e në vazhdimësi angazhohet për liri, paqe dhe me hemisferat përparimtare në partneritet për stabilitet. Këtë grupacion me të kaluarën dhe të tashmen e vazhdueshme kriminale duhet shmangur dhe mënjanuar duke ia vënë me dije se vitet 600 – 900 të mileniumit të kaluar, porsi dhe shekulli që e përmbylli atë, kanë mbaruar.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Bota po rivendos themelet e saj në shekullin e ri XXI ku mesjeta me veset e saj barbare ka vend vetëm si mësim historie, i cili nuk duhet dhe nuk bën të përsëritet më.

Koha që historia një herë e përgjithmonë t’i shënjojë këta kriminelë, dhe që historiografia të fillojë të kërkojë të drejtën e saj duke e vendosur në vendin e duhur, as më pak as më shumë, por vetëm në atë të universalitetit të drejtësisë së mirëfilltë.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Koha e kriminalitetit barbar duhet të mbarojë tash e një orë e më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *