Artisti shqiptar Elvin Hoxha shkëlqen në konkursin prestigjioz botëror
Elvin Hoxha, një nga violinistët më të talentuar e të kuotuar të planetit, ka fituar çmimin prestigjioz në një nga garat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfaqësuar Shqipërinë.
Bëhet fjalë për konkursin ndërkombëtar “Szymanowski” që zhvillohet në Katovicë të Polonisë, ku Elvin Hoxha fitoi çmimin e dytë.
Elvini, një artist tashmë i rritur plotësisht profesionalisht, ka qenë një talent i spikatur që i vogël, por që jetën e tij e ka të angazhuar thuajse non stop me studim dhe kompeticione ndërkombëtare. Djali i një muzikanti nga Shkodra, Hajredin Hoxhës, pjesëtar i një familje të njohur intelektuale e qytetit, dhe një muzikante nga Azerbaxhani, Elvini është rritur në kryeqytetin turk, Ankara, ku dhe prindërit punonin si pjesëtar të Filarmonisë së Turqisë.
Ndërkaq, sot, Elvini jeton në Gjermani, ku nuk resht së marri mësime në nivelet e larta të konservatorit nga pedagogë nga më kryesorët në Evropë.
Shqipëria është hera e parë që merr një çmim kaq prestigjioz në konkursin “Szymanowski International Competition.
Rruga Press