Lajme

Artan Hoxha: Droga po çon në stratosferë çmimet e apartamenteve në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha theksoi se shkaku kryesor i rritjes së çmimit të apartamenteve në Shqipëri është pikërisht trafiku dhe prodhimi i lëndëve narkotike në vend.

Sipas tij, nuk ka kuptim që me nivelin e pagave që ka vendi të kemi çmime kaq të shtrenjta për blerjen e një apartamenti.

Hoxha tha për Abc News’ se duket qartë që burimi kryesor i të ardhurave për përballimin e këtij çmimi të apartamenteve në vend është pikërisht trafiku i lëndëve narkotikëve, por edhe prodhimi i kanabisit në vend.

Lexo më shumë  Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

“Ne kemi dy tregje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri, është tregu i jashtëm dhe i brendshëm.

I jashtmi merret kryesisht me kokainë dhe ka grupe të fuqishme shqiptarësh që sjellin kokainë nga Amerika Latine dhe gjetkë.

Tregu i brendshëm na shfaqet me problematika si rritja e kriminalitetit këtu, etj”, tha Hoxha.

Artan Hoxha publikoi edhe disa foto të një plantacioni me kanabis sativa të llojit “Gorrilla”, fara e së cilës është kultivuar në Spanjë dhe është sjellë posaçërisht në Shqipëri. Kjo farë sipas tij vilet për 60 ditë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *