Lajme

Arsenijeviq për zgjedhjen e kirurgut në krye të Listës Serbe: Ata kanë nevojë për një psikiatër

“Mund të them se edhe nëse e sjellin Nënë Terezën në krye të Listës Serbe, nuk mendoj se do të ndryshojë asgjë”.

Kështu ka vlerësuar Aleksandar Arsenijeviq, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, për zgjedhjen e Zllatan Ellek në postin e presidentit të asaj partie politike, shkruajnë mediat në gjuhën serbe.

Ai më tej ka thënë se “kryetari i ri është një mjek, një kirurg, Dr. Elek”.

“Mendoj se në krye të asaj partie duhet të vijë një mjek psikiatër, sepse pas dhjetë vjetësh që po bëhet një politikë e tillë… nuk është politikë, por tragjedi”, ka thënë me ironi ai.

Lexo më shumë  Gazeta kroate 'Jutarnji List': Vuçiqi është zënë në cep, qytetarët janë në panik, kërcënohen nga mungesa e karburantëve dhe ka gjithnjë e më shumë thashetheme për një opsion të ri intrigues

Sipas tij, pavarësisht pse të gjithë po i kushtojnë vëmendje emërimit të kryetarit të ri të partisë, e kemi edhe një nga faktet, që është largimi i Igor Simiqit dhe Goran Rakiqit nga kreu i Listës Serbe.

Ai shtoi se doktori Ellek nuk është një figurë jopartiake dhe se dikush me dashje do të “tallet” me publikun.

“… Nuk e di pse dikush dëshiron të pretendojë se është një person jopartiak. Por le të jemi realist, ai është shumë personazh partiak, ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet…”.

Lexo më shumë  BE: Drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e tmerrshme në Reçak mbeten të vonuara

Dhe ai nuk e sheh se Ellek do të ketë sukses në ngritjen e “respektit” për Listën Serbe te qytetarët.

“Mendoj se (Ellek) tani do të sjellë një diskutim të ri në mesin e qytetarëve, por dyshoj shumë se do të rrisë rejtingun (e Listës Serbe)”, ka përfunduar Arsenijeviq.

Kujtojmë se Dr. Zllatan Ellek, sot është zgjedhur kryetar i ri i Listës Serbe në një takim të kësaj partie politike në Mitrovicën e Veriut.

Rruga Press

YouTube player