KryesoreLajme

“Arroganca nuk është lidership”, Demokratët Evropian: Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet

Demokratët Evropianë kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të autokratit Edi Rama në intervistën e tij për Financial Times, duke e akuzuar se iu përgjigj protestuesve me akuza, shmangie të përgjegjësisë dhe përçmim.

Në reagimin e tyre, ata i referohen protestave kundër resortit të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Jared Kushner, duke thënë se Rama, në vend që t’u përgjigjej shqetësimeve të qytetarëve, e cilësoi protestën si një komplot të organizuar nga të huajt dhe iu drejtua kritikëve me fjalët: “f**k you”.

Sipas Demokratëve Evropianë, një qasje e tillë nuk përbën udhëheqje.

Lexo më shumë  “Ju erdhi fundi!”/ Mbi tre javë revoltë! Sot protesta e 23-të masive, kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës: Shqipëria nuk pret më

“Kur qytetarët kërkojnë përgjigje për tokat e mbrojtura, pastrimin e parave dhe pushtetin, demokracia kërkon respekt. Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet”, thuhet në reagim.

Në përfundim, Demokratët Evropianë deklarojnë se Shqipëria meriton transparencë dhe jo arrogancë nga qeveria.

Reagimi i plotë:

Në intervistën e tij për Financial Times, Edi Rama iu përgjigj qytetarëve që po protestojnë kundër resortit të lidhur me Kushnerin me akuza, shmangie të përgjegjësisë dhe përçmim. Të quash protestën një komplot të orkestruar nga të huajt ose t’u përgjigjesh me “f**k you” atyre që kërkojnë përgjigje nuk është udhëheqje. Kur qytetarët kërkojnë sqarime për tokat e mbrojtura, pastrimin e parave dhe pushtetin, demokracia kërkon respekt. Zëri i protestuesve duhet të dëgjohet, jo të fyhet. Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë.

Lexo më shumë  2025, një në pesë të punësuar në Shqipëri punoi pa pagesë
YouTube player