Arrihet një marrëveshje reciprociteti ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi
Nga sot, vendimet e nxjerra nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në çështjet civile dhe tregtare mund të njihen dhe zbatohen në Mal të Zi dhe anasjelltas.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Është krijuar një marrëveshje reciprociteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe tregtare. Tash e tutje, vendimet e nxjerra nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në çështjet civile dhe tregtare mund të njihen dhe zbatohen në Mal të Zi dhe anasjelltas. Ky është një zhvillim i rëndësishëm që do të lehtësojë njohjen dhe zbatimin më të lehtë të vendimeve gjyqësore nga Kosova, përmirësimin e bashkëpunimit juridik dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë fushë ndërmjet dy vendeve”, thuhet në deklaratën e Haxhiut.
Rruga Press