Lajme

Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës ka ndaluar një serb në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte.

Në njoftimin policor bëhet e ditur se i dyshuari është ndaluar në Jarinjë.

“Në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë ndaluar personin e dyshuar mashkull/serb (S.N.) viti i lindjes 1964 në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte”.

Lexo më shumë  Çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti

“I njëjti është ndaluar sot, më 18.11.2023, në Jarinje, pasi dyshohet për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.

Lexo më shumë  Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

Rruga Press

YouTube player