KryesoreLajme

Arrestohet Milun Milenkoviqi, njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, e që është njëri nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë tensionimit të situatës në komunat në veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, bëri të ditur ministri.

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Sveçla njoftoi se gjatë arrestimit të tij janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Republika nuk do të zmbrapset”, shkruan ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *