Lajme

Arrestohet lideri i ekstremit të djathtë të Serbisë – Trajkoviq thotë se ai është shoku i djalit të Vuçiqit

Policia serbe ka arrestuar të enjten Damjan Knezheviqin, liderin e organizatës së krahut të djathtë “Patrulla Popullore” të Serbisë.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy anëtarë të asaj organizate, pas incidenteve të një nate më parë te Presidenca e Serbisë.

Tre të arrestuarit akuzohen se u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në masë të madhe në Beograd dhe të rrëzojnë me dhunë Qeverinë dhe Presidentin e Republikës së Serbisë.

YouTube player

Organizatorët e protestës u kanë kërkuar autoriteteve në Beograd që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën dhe presidenti serb të mos marrë pjesë në dialog.

Lexo më shumë  Podujeva do të bëhet me Zonë Industriale, Hajdari dhe Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Ndërkohë, Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve në Beograd.

“Prisni: Vuçiq pretendon se po kërcënohet nga ky djalosh i Patrullës Popullore, i cili duket se është shoku i djalit të tij dhe është i veshur me një bluzë “Nuk ka dorëzim”…”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat në vitin 2011. Gjatë kësaj kohe janë nënshkruar 33 marrëveshje, por shumë pak prej tyre janë zbatuar deri më tani.

Rruga Press

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *