KryesoreLajme

Arrestohet Burim Shala, dyshohet për keqperdorime në Eko Regjion

Kryeshefi i Eko Regjionit Burim Shala është arrestuar sot, nën dyshimin për keqpërdorime.

 Ndryshe ditë më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren ku janë arrestuar dy persona.

Përveç bastisjeve  në zyrat e “Ekoregjionit”, ditë më parë është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala, i cili është arrestuar sot.

Lexo më shumë  Ky ministër Feriti që në 2009 firmosi negocimin e marrëveshjes skandaloze detare me Greqinë, tani thotë se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe nga studentët shqiptarë në RMV është cështje procedure dhe nuk duhet të politizohet

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh. i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“B.Sh., është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Rritet çmimi i biletës Korçë-Tiranë, shkak shtrenjtimi i naftës
YouTube player