Kryesore

Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së nga komuniteti serb – akuzohen për kontrabandë me barna

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës. Sipas njoftimit nga ATK, të dy zyrtarët e arrestuar janë nga komuniteti serb, nën akuza të kontrabandës së barnave.

“Pas njoftimit zyrtar ATK-ja ka ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Lexo më shumë  Kurti ndan 500 mijë euro për ekipin e Kosovës, nëse e mposht Sllovakinë

Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare”, thuhet në njoftim.

ATK ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar.

Rruga Press

YouTube player