Bota

Arrestohen dy shtetas serbë në Maqedoni, trafikonin imigrantë nga Kuba

Arrestohen dy shtetas serbë, pasi policia ka konstatuar se në automjetin e tyre po transportohen nëntë persona, imigrantë nga Kuba, të cilët ilegalisht kanë hyrë në shtet.

Nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni policor për vendkalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë, janë privuar nga liria F.S. (20) dhe B.E. (19), të dy shtetas serbë.

Lexo më shumë  BE vendos kushte për Teheranin - Von der Leyen: Nuk ka heqje sanksionesh pa ndryshim të sjelljes së Iranit

“Në afërsi të pompës së benzinës te vendi Smokvica, gjatë kontrollit të automjetit të tipit ’golf’, me targa serbe, të drejtuar nga F.S. dhe bashkudhëtar B.E., u konstatua se në automjetin po transportohen nëntë persona, imigrantë nga Kuba, të cilët ilegalisht kanë hyrë në shtet”, thuhet në kumtesën e sotme të MPB-së.

Në koordinim me prokurorin publik nga PTHP për NKKO Shkup, shoferi dhe bashkudhëtari janë arrestuar dhe kundër tyre do të ngriten padi adekuate, ndërsa imigrantët janë dërguar në Qendrën transite “Vinojug” në Gjevgjeli.

Lexo më shumë  Britania ndalon mediat sociale për nën 16-vjeçarët

Rruga Press

YouTube player