KryesoreLajme

Armiqtë e Albin Kurtit janë korrupsioni, hajdutëria dhe tradhtia!

Shkruan Skënder Kapiti

E vetmja armë e opozitës kundër Kurtit është shpifja, fyerja, intriga dhe djallëzia.

Që Albin Kurti është personaliteti shqiptar nr. 1, është i mjaftueshëm vetëm fakti se ai vendosi dhe shtriu legjitimitetin dhe sovranitetin shtetëror në tërë territorin e Kosovës dhe nuk lejoi formimin e një minishteti serb në Kosovë, si dhe nuk lejoi ndarjen e saj.

Partitë politike kosovare të opozitës, sidomos ato, të cilave iu bashkëngjit edhe ish-presidentja e Kosovës, për to nuk ishte shqetësim real zgjedhja e Presidentit, por synojnë rrëzimin e qeverisë Kurti.

Peshën kryesore të këtij aktiviteti destruktiv, pengues e bllokues të demokracisë dhe të legjitimitetit demokratik e mban LDK-ja, e cila nuk duhej të ishte në aleancë me PDK-në dhe AAK-në, dhe LDK-së së sotme i ka mbetur vetëm simbolika e rugovizmit, sepse nuk ka më asnjë lidhje me LDK-në e vërtetë.

Lexo më shumë  Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do t’i sjellë asgjë LDK-së

LDK-ja e Isa Mustafës shkaktoi një krizë qeveritare në kohën e pandemisë globale të koronavirusit, kur braktisi bashkëqeverisjen me LVV-në. Ndërsa tani të njëjtën gjë e bëri edhe LDK-ja e Lumir Abdixhikut me Vjosa Osmanin, që komplotuan në aleancë me PDK-në dhe AAK-në për krizën presidenciale, e cila e çon Kosovën në zgjedhje të parakohshme.

Jo vetëm kaq, por kundër qeverisë dhe Kurtit është edhe kryeministri i Shqipërisë, i cili për çudi na doli aleat jo vetëm i Thaçit, por edhe i Vjosës dhe Abdixhikut kundër Kurtit.

Tashmë dihet shumë mirë nga opinioni në Kosovë, por edhe në Shqipëri, se armiq të Albin Kurtit janë jo vetëm Serbia, Lista Serbe dhe qarqet evropiane proserbe, por armiq të Kurtit janë edhe korrupsioni, hajnia dhe tradhtia politike, si dhe komploti politiko-pseudointelektual dhe mediatik në Kosovë dhe në Shqipëri.

Lexo më shumë  Ofendoi shqiptarët e Maqedonisë/ Opozita kërkon interpelancë me Ferit Hoxhën

Korrupsioni, hajnia, tradhtia dhe egoizmi primitiv janë armiq të Kurtit, sepse Kurti është shërbëtor i qytetarit, është i pakorruptueshëm dhe është ai që interesin kombëtar, publik e shtetëror e ka të parin. Kurti as nuk lakohet e as thyhet nga presioni ndërkombëtar kundër dhe në dëm të interesave kombëtare; ai nuk bën pazare në dëm të shtetit, sepse shtetin nuk e sheh si të drejtë dhe as si pronë të pushtetit.

Këto janë edhe arsyet pse shumica e votuesve në Kosovë i besojnë Kurtit. Populli i Kosovës nuk mashtrohet nga akuzat, shpifjet dhe djallëzitë e opozitës kundër tij.

YouTube player