Uncategorized

Armiku algoritëm, armiqtë e Amerikës dhe rinia e Edi Ramës

Editorial në Kapitali.al

Pra, Doktori Helmues i Rilindjes po na thotë se për të qenë proamaerikan i vërtetë duhet të jesh ose shoku i McGonigalit ose nusja e Bilalit, si shefi i tij. Por jo të gjithë e kanë mundësinë të ndajnë nga 250 mijë dollarë në skutat e garazheve të Konektikatit për të korruptuar FBI-në apo të paguajnë 80 mijë euro vetëm për një foto me Barack Obaman. E megjithatë, ky është soji i proamerikanit Rilindës.

Por propaganda duhet mundur në fushën e vet. Një poet i njohur kanadez dikur ka thënë se ndonjëherë e di në cilën anë je, thjesht duke parë se kush është në anën tjetër. Në shesh ka dalë rinia, pjesa më vitale e Shqipërisë. Në anën tjetër qëndrojnë të rinjtë e Edi Ramës, ku më të dalluarit janë ata të cilët kanë shkuar në Parlament me votat e bandave dhe krimit të organizuar.

Kur ata dalin dhe sulmojnë protestën, në fakt nuk po sulmojnë ata, por krimi. Prandaj shqiptarët nuk e kanë shumë të vështirë të dinë se në cilën anën duhet të jenë. Ashtu siç nuk e kanë të vështirë të kuptojnë se problemi i Shqipërisë nuk është nëse ka luftuar ose jo në Kosovë, Dritan Goxhaj dhe cilido protestues tjetër.

Kriminalizimi i shtetit, korrupsioni masiv, arroganca e pushtetit pa kufij. Këto janë problemet e vërteta të Shqipërisë. Kaq e thjeshtë. Pavarësisht helmit që hedh propaganda malinje e xhuxhit dhe shefit të gjatë.

YouTube player