Bota

Armët ruse me lazer bëhen objekt talljeje: “Propagandë qesharake”

Rusia pretendon se ka përdorur armë lazer në fushëbetejën e Ukrainës.

Megjithatë, SHBA ka deklaruar se nuk ka parë asnjë provë që të jetë përdorur një armë e tillë dhe Ukraina nga ana e saj e ka quajtur qesharake një propagandë të tillë.

Yury Borisov, zëvenëskryeministri përgjegjës për zhvillimin ushtarak, ka thënë se një prototip lazer i quajtur Zadira ishte duke u vendosur në Ukrainë dhe kishte djegur një dron Ukrainas për 5 sekonda në një distancë prej 5 km.

Lexo më shumë  Ukraina fillon ndërtimin e bazave nëntokësore për strehimin e aeroplanëve luftarak amerikanë F-16

Një armë e tillë ka qenë pjesë e një sistemi të mëparshëm lazerash të quajtur Persvet që mund të verbojnë satelitët në orbitën e Tokës duke i ndaluar ata të mbledhin informacione.

“Nëse Peresvet përdoret, atëherë gjenerata e re e armëve lazer do të cojë në shkatërrim fizik të objektivit, një shkatërrim termik duke u djegur,” u shpreh Borisov.

Një reagim pati dhe nga presidenti ukrainas Zelenski i cili u tall me pretendimin rus duke e krahasuar atë me të ashtëquajturat “armë të mrekullueshme” që Gjermania naziste pretendonte se luftonte në Luftën e Dytë Botërore.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *