BotaKryesore

Armëpushimi Iran-Izrael, familjet e pengjeve thirrje Netanyahut: Përfshini edhe Gazën!

Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, deklaratë, e cila u konfirmuar edhe pak më parë nga Izraeli.

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura në Izrael ka bërë thirrje që kjo marrëveshje të zgjerohet për të përfshirë edhe Rripin e Gazës.

Në një deklaratë të publikuar të martën, Forumi thekson se “ata që arritën një armëpushim me Iranin, mund t’i japin fund edhe luftës në Gaza”.

Lexo më shumë  Protestat në Iran, Merz: Ndoshta po dëshmojmë ditët dhe javët e fundit të këtij regjimi

Grupi kërkon që qeveria izraelite të angazhohet menjëherë në negociata për kthimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe për ndalimin e luftimeve në Gaza.

“Armëpushimi duhet të zgjerohet për të përfshirë Gazën,” – theksohet në deklaratë, ku shtohet se ky është një “moment kritik dhe një dritare mundësish” që nuk duhet humbur.

Lexo më shumë  SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashpjegueshëm të luftës në Ukrainë
YouTube player