Lajme

Armend Muja: Dyfishimi i VETËVENDOSJE!s – Dyfishim i ekonomisë!

Fjala e deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në seancën parlamentare të ditës së martë, 21 shtator:

8 muajt e fundit në versionin më konservator kemi 7% rritje ekonomike që është përtej mesatares ballkanike dhe më lart se BE ku rritja vlerësohet të jetë 2%.

8 muajt e fundit janë regjistruar 9 mijë biznese të reja. Rreth 1 mijë e 300 më shumë se çdo vit prej 2012.

8 muajt e fundit janë eksportuar mallra në vlerë 450 milionë euro që është dyfishi karshi 2020, dhe trefishi karshi 2019.

Lexo më shumë  Këtu, as fundi nuk ka fund! Çfarë ka ngelur më pa ndodhur?

8 muajt e fundit Shqipëria është bërë partneri i parë në rajon si për import ashtu edhe për eksport.

8 muajt e fundit të hyrat buxhetore janë shtuar për 30%. Çdo muaj janë inkasuar rreth 200 milionë euro në buxhetin e shtetit, që është 40 milionë më shumë sesa në vitin 2019, e 60 milionë më shumë sesa në vitin 2020.

8 muajt e fundit 300 milionë euro kanë hy si investime të huaja direkte që është dyfishi i çdo viti të mëparshëm.

Lexo më shumë  Kurti: Në ShBA u diskutuan mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Vjeshtën e kaluar janë paraqitur rreth 200 mijë punëkërkues, sivjet rreth 100 mijë që i bie se edhe tregu i punës është stabilizuar nga kjo rritje.

Për këtë rritje ekonomike ka kontribuar jashtëzakonisht shumë diaspora jonë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *