Sport

Armando Broja cilësohet si lojtar i klasit botëror nga portieri i Southamptonit

Portieri i Southampton, Alex McCarthy e ka përshkruar sulmuesin shqiptar, Armando Broja si ‘top-klasë’.

Sulmuesi shqiptar erdhi si zëvendësues i Adam Armstrong në barazimin e së shtunës West Ham United.

Megjithatë, ndikimi i Brojës në ndeshje u dallua dhe sulmuesi shqiptar ka marrë komplimente nga portieri i ekipit të tij.

“Të gjitha zëvendësimet ishin të shkëlqyera. Ata patjetër ndryshuan ngjyrën e lojës”, ka thënë fillimisht McCarthy për Daily Echo.

“Armando kur hyri në lojë, mendova se ishte top klas. Ka shumë gjera pozitive që mund të marrim nga ai”.

“Ai është një djalë i shkëlqyer së bashku me Tino (Livramento) dhe të gjithë të tjerët që kanë ardhur këtu”.

“Mendoj se ne kemi një grup vërtet të mirë të djemve këtë sezon, ka një shpirt të madh ekipor”.

“Ai [Broja] e përfshinë veten shumë mirë në stërvitje dhe kjo është arsyeja pse ai ka shansin e tij në lojë”, përfundoi portieri i Southamptonit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *