KryesoreLajme

Arlind Manxhuka emërohet zëdhënës i Qeverisë Kurti

Zëdhënësi i deritanishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, është emëruar zëdhënës për media në Qeverinë “Kurti 3”.

Në vendim është bërë e ditur që Manxhuka njëkohësisht mban edhe postin e Këshilltarit Politik në Zyrën e Kryeminstrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 9 (1.3), nenin 13 (2 dhe 5) dhe nenin 17 (2) të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe nenin 24 (1) të Rregullores (QRK) Nr.04/2026 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive, nxjerr: Z. Arlind Manxhuka emërohet Zëdhënës i Qeverisë, i cili njëkohësisht është Këshilltar Politik i Kryeministrit”, thuhet në vendim.

Lexo më shumë  Serbia dhe Mali i Zi si vende stërvitjeje për shërbimet ruse

Postin e Manxhukës deri në ardhjen e tij, e ka mbajtur Përparim Kryeziu, i cili është emëruar zëvendësministër i Arsimit. 

Rruga Press

YouTube player