KryesoreLajme

Ari arrin nivele rekord në mesin e luftës tregtare SHBA-Kinë

Çmimi i arit vazhdon marshimin drejt majave historike. Më 11 prill 2025, një onz ar tregtohej në vlerën e 3,218.35 dollarëve, vetëm disa orë pasi kishte kapur për herë të parë në histori nivelin e 3,219.40 dollarëve në bursën e Nju Jorkut.

Rritja e fundit vjen pas zhvillimeve të forta në frontin tregtar. Presidenti amerikan Donald Trump pezulloi përkohësisht disa tarifa, por paralelisht rriti në 145% taksat mbi mallrat kineze, duke e tensionuar më tej klimën mes dy fuqive më të mëdha ekonomike në botë. Kina, nga ana tjetër, u kundërpërgjigj duke vendosur tarifa prej 84% për disa produkte amerikane.

Lexo më shumë  Donika Gërvalla kritikon Edi Ramën për editorialin me Aleksandar Vuçiqin në Frankfurter Allgemeine Zeitung

Këto lëvizje kanë sjellë luhatje në tregjet financiare. Pas një rritjeje të fortë të indekseve ditën e djeshme, Dow Jones dhe S&P 500 pësuan rënie sot pas hapjes, si pasojë e frikës nga një përshkallëzim i mëtejshëm i luftës tregtare.

Në këtë sfond, ari po konfirmon rolin e tij klasik si “aseti më i sigurt” financiar, ndërkohë që dollari amerikan po dobësohet dhe inflacioni në SHBA ka zbritur në 2.4%, duke ushqyer pritshmëritë për ulje të normave të interesit nga Rezerva Federale.

Lexo më shumë  Ekonomia e luftës: Pse perëndimi duhet të rris prodhimin masiv të armëve?

Ekspertët e shohin çmimin e arit të mbështetur nga disa faktorë: dobësimi i dollarit, blerjet masive nga bankat qendrore, veçanërisht nga Kina dhe India, dhe klima e pasigurt globale dhe gjeopolitike, që po i bën investitorët të orientohen gjithnjë e më shumë drejt këtij metali të çmuar.

YouTube player