Lajme

Ardita Sinani akuzon kryetarin e Preshevës: Miku i Vulinit, Shqiprimi, ditën mbanë zi për terroristët e vrarë e natën gënjen shqiptarët

Ardita Sinani disa orë më parë kishte publikuar në llogarinë e saj në facebook një fotografi ku dukej se Komuna e Preshevës e drejtuar nga Shqiprim Arifi kishte ulur flamurin serb në gjysëm-shtizë duke respektuar kështu zinë kombëtare serbe të shpallur nga Vuçiq për të nderuar terroristët që u vranë nga Policia e Kosovës teksa kryen akte të paprecedenta kriminale kundër rendit kushtetues në Republikën e Kosovës.

Pas kësaj reagoi edhe Shqiprim Arifi duke akuzuar Sinanin se po gënjen dhe se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani doli me një reagim të dytë ku Arifin e quajti mik të shefit të shërbimit sekret serb, Vulin, ku po ashtu paraqiti dy fotografi me orën përkatëse të shkrepjes së secilës. Në foton e parë dukej flamuri serb i ulur në gjysëm-shtizë, kurse në fotografinë e dytë dukej flamuri i ngritur përsëri. Me sa duket, kryetari aktual i Preshevës ka dashur ta mbulojë këtë skandal, por Sinani është treguar mjaftueshëm e kujdesshme për ta demaskuar dy herë: Një herë kur nderon terroristët serbë me flamur gjysëm-shtizë dhe herën e dytë kur mashtroi se nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Postimi i dytë nga Ardita Sinani

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Miku i Vulinit, Shqiprimi, ditën mbanë zi për terroristët e vrarë e natën gënjen shqiptarët.

Foto e parë është realizuar në orën 18:30, dëshmia shihet brenda fotos.

Pas publikimit të kësaj foto, miku i Vulinit urdhëroi kryeshefin e administratës të kthej flamurin lartë përsëri. Dëshmi foto 2.

Sa keq, u deshtë ta ndërprejë mbajtjen e zisë.

Rruga Press

YouTube player