KryesoreLajme

Ardi Veliu me mision të ri në Vlorë, do mbledhë vota për PS-në

Ardi Veliu e kemi parë të hiqte tej kapelen dhe uniformën e policit kur i duhej të mblidhte vota për Partinë Socialiste dhe të keqpërdorej nga Edi Rama për punët e pista të pushtetit të tij.

Tani që nuk është më drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu ka marrë edhe detyra konkrete në parti. Siç mëson Lapsi.al ai është prezantuar disa ditë më parë në Vlorë si një nga koordinatorët elektoralë të PS-së.

Veliu do të jetë krah ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili do të kandidojë për deputet në qytetin e Vlorës. Prezantimin e Veliut e ka bërë vetë ministri Vëngu në takim me organizatat socialiste.

Lexo më shumë  Sveçla uron Krishtlindjet nga veriu, viziton këndin e shtëpizave dhe disa biznese

Kujtojmë se pasi Rama e turpëroi Ardi Veliun përmes letrës së dorëheqjes së detyruar e gradoi për pak muaj si zv.ministër të Infrastrukturës.

Më pas Veliu u rikthye në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ndërkohë së fundi është emëruar nga Rama në krye të kompanisë së re shtetërore që do të drejtojë prodhimin e armatimit në Shqipëri.

Ardi Veliu mbahet mend si një nga drejtuesit më famëkeq të Policisë së Shtetit. E nëse i kujtoni pamjet e marrjes zvarrë të Ilir Metës nga Policia e Shtetit, mos harroni që Ardi Veliu mori privatisht në makinën e tij Klement Balilin, i njohur si “Escobari i Ballkanit”.

Lexo më shumë  Mbyllet një institucion paralel i Serbisë në veri të Mitrovicës

Bëmat e tij janë të shumta, përfshi edhe gënjeshtrën para kamerave se në makinën e masakrës së Elbasanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, nuk kishte listëpagesa dhe karta identiteti që faktonin se si grupet kriminale të PS-së blinin vota nëpër qytet. Krejt e kundërta u faktua më vonë. /lapsi/

YouTube player