Lajme

Arben Vitia: QKUK nis ofrimin e metodës së avancuar RIRS për trajtimin e gurëve në veshka me laser

Në kuadër të modernizimit të shërbimeve shëndetësore publike, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po shtohet një shërbim i ri dhe bashkëkohor në Klinikën e Urologjisë.

Pas transformimit të kësaj klinike, janë shtuar aparatura moderne dhe nga sot ofrohet metoda e avancuar RIRS (Retrograde Intrarenal Surgery) për trajtimin e gurëve në veshka me laser.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

Kjo metodë realizohet pa operacion të hapur, duke mundësuar qëndrim më të shkurtër në klinikë dhe shërim më të shpejtë për pacientët.

Deri më tani, trajtimi me këtë metodë është realizuar jashtë sistemit publik shëndetësor.

Me nisjen e shërbimit në QKUK, pacientëve u ofrohet qasje më e lehtë dhe më cilësore në trajtime të avancuara brenda vendit.

Ministri Vitia ka falënderuar kompaninë AGS Corporation për kontributin e dhënë në këtë proces, si dhe i ka uruar stafit të Klinikës së Urologjisë punë të mbarë dhe suksese në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

Lexo më shumë  Vetëvendosje kërkon hetime për legalizimet në Prishtinë

Ky hap përbën një tjetër avancim të rëndësishëm në forcimin e sistemit publik shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player