Bota

“Apokalips” në Korsikë, nga ishulli francez arrijnë pamjet rrëqethëse – humbin jetën 3 persona në mesin e tyre një vajzë 13-vjeçe

Tre persona, përfshirë një adoleshente kanë humbur jetën nga erërat e forta me fuqi shkatërruese të një uragani, që goditën Korsikën në Francë, ku si pasojë 45 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Qytetin e ka goditur një mot i ligë, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat që fryjnë me shpejtësi prej 224 kilometra në orë, po shkatërrojnë gjithçka që po u del përpara.

Lexo më shumë  Gjendet një arsenal armësh në Berlin, dyshohet se i përket shërbimit sekret rus

Në videon e publikuar më poshtë mund të shihet se si aeroplani fillon të “çmontohet” nga erërat e forta.

Aty një 13-vjeçare humbi jetën kur një pemë u shkul dhe përfundoi mbi kampin ku ajo po qëndronte, kurse një grua 72-vjeçe e pësoi me jetë kur vetura e saj u godit nga mjetet e forta që i lëvizte era e fuqishme.

Të paktën 12 persona tjerë janë lënduar në këtë ishull, e në det po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit, të atyre që po konsiderohen si të zhdukur.

Lexo më shumë  Avioni rus përmes Bullgarisë ateron në Nish. Moska vazhdon ndikimin në Ballkan përmes Serbisë
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *