Aplikimi për në NATO, Biden pret nesër në Shtëpinë e Bardhë liderët e Finlandës dhe Suedisë
Presidenti amerikan Joe Biden do të presë nesër në Shtëpinë e Bardhë liderët e Suedisë dhe Finlandës për të diskutuar aplikimet e tyre në NATO, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Presidenti i SHBA, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson dhe presidenti i Finlandës Sauli Niinist do të diskutojnë gjithashtu “sigurinë evropiane, si dhe forcimin e partneriteteve tona të ngushta në një sërë çështjesh globale dhe mbështetjen për Ukrainën”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Sakaq, parlamenti finlandez votoi sot pro anëtarësimit në NATO. Ndërsa më herët gjatë ditës, Ministrja e Jashtme suedeze Anne Linde nënshkroi ofertën historike të Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Rruga Press