Bota

Aplikacioni në telefon mbi shëndetin ua bllokon llogaritë bankare kinezëve

Klientët e zemëruar të bankave që udhëtuan në një qytet në Kinën qendrore për të tërhequr kursimet e tyre janë ndaluar nga një aplikacion shëndetësor që u ka shkuar në celularin e tyre, raportoi AP të shtunën.

Banorëve kinezë u kërkohet të kenë aplikacionin shëndetësor, i cili shfaq një kod që tregon gjendjen e tyre shëndetësore, duke përfshirë ekspozimin e mundshëm ndaj COVID-19. Kërkohet një kod jeshil për të përdorur transportin publik dhe për të hyrë në vende të tilla si zyra, restorante dhe qendra tregtare. Por disa depozitues në bankat në provincën qendrore Henan thanë se kodet e tyre u kthyen në të kuqe për t’i ndaluar ata.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

Incidenti ka nisur një debat kombëtar se si një mjet i krijuar për shëndetin publik u përvetësua nga forcat politike për të zbutur polemika.

Çështja filloi në prill, kur klientët zbuluan se nuk mund të përdornin shërbimet bankare në internet. Ata u përpoqën të raportonin bankat dhe të merrnin paratë e tyre, por nuk morën përgjigje.

Mijëra njerëz që kishin hapur llogari në gjashtë bankat rurale në provincat Henan dhe Anhui filluan të përpiqeshin të tërhiqnin kursimet e tyre pas raportimeve të mediave se kreu i kompanisë mëmë të bankave ishte në arrati.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Autoritetet kineze mund të jenë frikësuar nga falimentimi i bankës, gjë që nuk është e pazakontë me bankat e vogla në Kinë të cilat tentojnë të jenë më stabile se ato të mëdhatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *