Bota

Apeli shqyrton argumentet e Trumpit për të bllokuar dokumentet

Avokatët e ish Presidentit Trump do të përpiqen të bindin gjykatën federale të apelit që të ndalojë marrjen nga Kongresi të tabulateve telefonike, variantet paraprake të fjalimeve dhe dokumente të tjera që lidhen me trazirat e 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e tij.

Gjykata e apelit do të dëgjojë të martën argumentet nga avokatët e zotit Trump dhe komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që kërkon të marë në dorë dokumentet si pjesë e hetimit të tij lidhur me trazirat.

Avokatët e zotit Trump duan që gjykata të anulojë vendimin e një gjykatësi federal që lejon Arkivën Kombëtare t’i dorëzojë të dhënat komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve pasi Presidenti Joe Biden hoqi dorë nga privilegji ekzekutiv.

Gjykatësja Tanya Chutkan hodhi poshtë pretendimet e zotit Trump se ai mund të ushtronte privilegjin ekzekutiv pasi Presidenti Biden hoqi dorë nga ky privilegj. Gjykatësja nënvizoi se “Presidentët nuk janë mbretër dhe paditësi nuk është president”. Apeli nga ana tjetër vëndosi të shqyrtojë rastin pas vendimin të gjykatëses Chutkan.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Që të tre gjykatësit që do të shyrtojnë çështjen janë emëruar nga presidentë demokratë. Patricia Millett dhe Robert Wilkins u emëruan nga Presidenti Barack Obama dhe Ketanji Brown Jackson është emëruar nga zoti Biden.

Duke patur parasyshë rëndësinë e çështjes, ka të ngjarë që vendimi të dërgohet në Gjykatën e Lartë.

Avokatët e zotit Trump thanë se ishin dakord me gjykatësen Chutkan se presidentet nuk ishin mbretër. Po kështu, u shprehen ata në letrën drejtuar gjykatës së apelit, Kongresi nuk është Parlament (Senat), një organ legjislativ me fuqi kushtetuese mbi veprimtarinë e qeverisë.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Zoti Trump ka argumentuar se dokumentet e diskutimeve të tij më 6 janar nuk duhet të publikohen për të mbrojtur privilegjin ekzekutiv për presidentët e ardhshëm dhe se Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët nxitet kryesisht nga politika.

Nga ana tjetër, avokatët e Dhomës së Përfaqësuesve i hodhën poshtë argumentet dhe i quajtën përpjekjet e zotit Trump për privilegj ekzekutiv “të pashembullta dhe plot me të meta”.

“Është e vështirë të imagjinohet një temë më kritike për hetimin nga Kongresi dhe argumentet e zotit Trump nuk mund të tejkalojnë nevojën urgjente të Kongresit”, thanë avokatët e komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *