Lajme

Apeli rrëzon Berishën për vulën, PD pa logo edhe në 14 Maj

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha pengohet për të  dytën herë të marrë pjesë në zgjedhje me logon dhe vulën e saj zyrtare. Gjykata e Apelit vendosi që çështja të kthehet për rigjykim në Shkallën e parë, siç kishte kërkuar përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt.

Gjyqi nisi paraditen e kësaj të premteje rreth orës 11:00, ndërsa paralelisht me procesin u zhvillua edhe protesta e demokratëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe para kryeministrisë. Berisha zgjodhi të mos e sulmojë gjykatën nga protesta, por tha se “revolucioni ynë do e fshijë nga faqja e dheut cilindo që guxon të luajë me pluralizmin e lirinë e shqiptarëve”.

Pamje nga salla e gjyqit, kur diskutohej për pretendimet e palëve

Në seancë, përfaqësuesit ligjorë të Berishës i kërkuan trupit gjykues të mos e njohë Enkelejd Alibeajn si palë në proces dhe të lërë në fuqi vendimin e 25 Marsit.

“Gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit”, tha Ivi Kaso në gjykatë duke mbrojtur grupimin e Berishës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Alibeajt tha se nuk është momenti procedural që të ngrihen të tilla pretendime, duke kërkuar prishjen e vendimit të parë.

“Lulzim Basha bëri kërkesë në Gjykate dhe tha jam pale e interesuar. Dhe në atë moment gjyqtari Agron Zhukri duhet t’a pushonte çështjen”, tha avokati Indrit Sefa në mbrojtje të interesave të Enkelejd Alibeajt.

Përfaqësimi i dy palëve në elektorat

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë  i dha të drejtë Sali Berishës të udhëhiqte Partinë Demokratike, bazuar në ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Por Lulzim Basha kishte organizuar një Kuvend në 18 Dhjetor me pretendimin se vula dhe logo e PD i përkiste atij. Pas dorëheqjes së Bashës, përpjekjet për të mbajtur PD-në i mori përsipër Enkelejd Alibeaj, që vuri në lëvizje Gjykatën e Apelit.

Procesi mbeti pezull që nga marsi i kaluar duke mbajtur peng logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Para vendimit të gjykatës,kandidatët e Berishës dolën në fushatë me logot e Shtëpisë së Lirisë në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022, ndërsa ato të Bashës dolën me logon e PD-së.

Basha e nxorri PD-në forcë të tretë në 5 nga 6 bashki. Berisha fitoi Shkodrën dhe doli forcë e dytë në 4 Bashki.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e Partisë Demokratike zvarritej prej një viti nga trupi gjykues i përbërë nga Elona Mihali relatore dhe anëtarët Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

Akuzat politike për marrjen e vulës

Megjithëse protesta e PD në bulevard ishte koordinuar të zhvillohej ditën e gjyqit të vulës, Sali Berisha e kurseu një sulm direkt ndaj gjykatës. Por më herët, kreu i PD-së ka hedhur akuza se Rama po ndikon që vula t’i kthehet Alibeajt dhe për këtë ka ndkuar ambasadorja Juri Kim.

“Ka ndërhyrje të Ramës në këtë proces. Kanë dalë mesazhe se Olta Xhaçka i ka shkruar një ambasadori se “është vendosur me gjykatësin për këtë çështje”. Është edhe deklarata e Taulant Ballës në parlament për këtë.

Protesta nuk ka asnjë qëllim me gjyakten. Protesta vazhdon pavarësisht vendimit të gjykatës. Nuk është presion ndaj gjykatës. Kemi një armik dhe ky është Edi Rama” – tha Berisha dy ditë më parë në Klan News. /Lapsi.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *